14 C
Mitrovice
E premte, 11 Korrik, 2025
spot_imgspot_img

Halil Kastrati për 28 nëntor do t’i dhuron 128 shtëpi të reja për familjet me nevojë

Drejtuesi i Shoqatës Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka njoftuar se me 28 Nëntor do të dhurojë edhe 128 shtëpi të reja për njerëzit në nevojë, që kanë kushte të rënda socio-ekonomike. “Ftesë e hapur për të gjithë, Organizim shumë i madh gëzimi. Për nder të 10 vjetorit të shoqatës tonë dhe për nderë të Ditës së Flamurit do të dhurohen 128 shtëpi të reja. Shqiptarët të bashkuar këtë nëntor i bëjnë 128 familje të gëzuara dhe këtë organizim të pa harruar”, ka thënë Kastrati. Ky organizim do të mbahet në Prizren, në qendrën sportive “Sezai Surroi”, në ora 13 00″. Kastrati ka thënë se familjet që do t’i dhurohen çelësat janë thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës, të zonës Kukësit e Tropojës si dhe nga Shkupi, njofton Telegrafi.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT