1.5 C
Mitrovice
E diel, 1 Mars, 2026

Shpërthejnë kabllot nëntokësore të rrymës në rrugën “Muharrem Fejza” në kryeqytet

Kabllot e rrymës të lëna nëntokë në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë janë dëmtuar, ku si pasojë kanë mbetur pa furnizim me energji elektrike banorët e lagjes.

Në videon e publikuar nga Express shihet se si shpërthejnë kabllot e rrymës.

Për këto kabllo, para dy muajsh banorët e kësaj lagje patën protestuar duke kritikuar Komunën e Prishtinës për mosmenaxhim dhe koordinim të punimeve.



Protestuesit kanë thënë se rrezikohen çdo ditë dhe duhet të ecin mbi kabllot që janë vendosur në rrugë.

TË FUNDIT

Mot me diell të dielën

TË FUNDIT