Ish-anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bojan Bozovic, nga partia e Kadri Veselit, ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje, shkruan Gazeta Blic.
Pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Bozovic, pati dhënë dorëheqje nga PDK, teksa sot përmes dy fotografive, ai duket se ka kaluar në Lëvizjen Vetëvendosje. Në njërën nga fotografitë e publikuara sot, shihet logoja e Vetëvendosjes, teksa ka shkruar, Unë mendoj se është e qartë, por ai që është përgjegjës do ta konfirmojë zyrtarisht atë. Kurse, në fotografinë tjetër, ai shihet teksa mbrapa tij, është selia e Vetëvendosjes në Mitrovicë.