25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Vëzhguesi i Nismës pretendon se u rrah nga vëzhguesi i Vetëvendosjes në QNR

Vëzhguesi i Nismës, Endrit Zabërgja, po pretendon se është rrahur nga një vëzhgues i Lëvizjes Vetëvendosje në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Ai përmes një statusi në Facebook tha se këto veprime po vijnë pasi “nuk mundën të ia grabisin mandatet Nismës”.

“Tinëzarët qyqarë të Vetëvendosjes, të cilët nuk po mund ta kontrollojnë mllefin që u shkaktua nga anulimi i votave SRPSKA, po e manifestojnë me sulme nga mbrapa sepse ju mungon guximi për ballafaqim direkt dhe me argumente. Në pamundësi për të grabitur mandate, ata në QNR po synojnë të vjedhin vota duke tentuar t’i bëjnë votat tona të pavlefshme, përderisa rinumërimi është afër përfundimit. Matrapazë hipokritë, kaq e patët për QNR, shihemi në përballjet tjera politike”, ka shkruar ai. Ndërkaq, zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, për klankosova.tv tha se nuk ka informata për këtë rast dhe se këto mund të jenë spekulime. “Këto mund të jenë spekulime. Nuk kam ndonjë informatë për këtë rast”. Klan Kosova ka provuar të kontaktojë edhe koordinatorin e QNR-së, Burim Ahmetaj, por nuk është përgjigjur.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT