13.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 14 Maj, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj thotë se Kosova ka fituar shumë me taksën ndaj Serbisë

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë. Ai ka thënë se është për të ardhur keq që sot, shpirtrat e shitur dhe argatët e Serbisë së madhe, në qarqe të ndryshme, duke folur gjuhën e shqiptarit, i japin të drejtë vetës dhe tentojnë të influencojnë opinionin, duke kalkuluar interesa të tjera, që assesi nuk janë të Kosovës dhe përveç tjerash janë në dëm të saj, duke prodhuar lajme, si formë presioni për ta hequr taksën, për ta dobësuar Kosovën dhe për ta rrezikuar integritetin e saj, njofton Klan Kosova. “Këto ‘analiza’ dhe ‘opinione’, kanë një qëllim të vetëm, rikthimin e dominimit politik dhe ekonomik të Serbisë mbi Kosovën”.

“Ky vërshim titujsh dhe komentesh se taksa nuk ka prodhuar efekt të rritjes së prodhimit dhe të zhvillimit ekonomik, është po aq i rrezikshëm sa edhe vizatimet e hartës së Ballkanit nga tavolinat anti-shqiptare dhe të anti-paqes në Ballkan”. “Kosova, sot në njëvjetorin e vënies së taksës 100 për qind ka fituar shumë! Ka fituar prodhuesi, blerësi ynë dhe ka fituar flamuri ynë”. “Qeveria e re, kushdo që e drejton atë, e ka të tejkaluar presionin taksë, sepse atë për një vit e kemi bartur ne, duke i thënë jo, çdo skenari të dëmshëm për dobësim. Efekti “taksë” ka dhënë frytet e saja edhe në forcimin politik të vendit, siç ka dhënë efekt përplasja dhe kundërshtimi i vazhdueshëm i ndarjes së Kosovës”. “Këtë fakt, duhet ta shfrytëzojmë të gjithë, në mbrojtje të Kosovës dhe jo interesave të argatëve dhe shpirtrave të shitur”.

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT