4.9 C
Mitrovice
E premte, 27 Shkurt, 2026

Kajtazi: Polici që u takua Kurti me të thuajse kishte humbur syrin nga gurët e VV’së

Gazetari Vehbi Kajtazi ka demantuar lajmin se Shefi i Njësisë Speciale Operative, Besart Ahmeti, ishte ai që e arrestoi kryeministrin Albin Kurti 16 vite më parë.

“Ky ne fotografine e pare eshte Besart Ahmeti, i cili thuajse kishte humbur syrin nga guret e VV-se. Keta te dy, duke e arrestuar Kurtin jane Fatmir Balaj e Fatlum Sadiku. Ai qe e ka per dore Kurtin eshte Fatlum Shaqiri e jo Besart Ahmeti siç po e promovojne militantet…”, ka shkruar ai në ‘Twitter’.



Në vitin 2015 në protestat e dhunshme të organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje Ahmeti ishte lënduar rëndë në kokë dhe njërin sy dhe kishte shkuar në Turqi për mjekim.

Ahmeti kishte qenë edhe dëshmitar i Prokurorisë në vitin 2010 kur Kurti po akuzohej për pengim të personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

TË FUNDIT

TË FUNDIT