Tashmë ka përfunduar edhe xhiro e tetë në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshja e parë ndërmjet Dritës dhe Prishtinës u mbyll pa gola, ku skuadrat treguan lojë të dobët.
Drita dhe Prishtina barazuan pa gola në një ndeshje që u zhvillua në Gjilan.
Ndërkaq, në ndeshjen e dytë të po të njëjti termin, skuadra e Feronikelit me një gol të shënuan nga Leku në minutën e 25’të të takimit e mposhti Ulpianën e Lipjanit.
Po ashtu, Llapi shënoi fitore ndaj Dukagjinit, llapjanët me golin e Riveras në minutën e 10’të vendosën edhe epilogun përfundimtar të këtij takim në 1:0.
Kështu, pas përfundimit të kësaj xhiroje, Ballkani vazhdon të mbetet i pari me 16 pikë të grumbulluara, nga pas e ndjek Drenica me 14 pikë, ndërsa vendin e tretë e merr Gjilani me 13 sosh.



