25.4 C
Mitrovice
E diel, 17 Gusht, 2025
spot_imgspot_img

Haradinaj: Shteti m’i ka borxh 2800 dollarë, pagova hotelin me para të mia

Ramush Haradinaj ka harxhuar mbi 506 mijë euro vetëm në dreka sa ishte kryeministër i Kosovës për më pak se dy vite, po ai po ankohet tani se ka shpenzuar edhe nga kuleta e tij. Haradinaj në dreka çoi mbi gjysmë milioni në dëm buxhetin e shtetit, por po thotë se shteti i Kosovës tani i ka borxh atij. Shefi i Qeverisë po thotë se nga kuleta e tij pagoi njëherë hotelin në New York, ku i kushtoi 2800 dollarë amerikan.

“Tri herë e kam përdorur kartelën time të shtetit. Njëherë për akomodim në Nju Jork, për tjerat raste s’po më kujtohet. Ndërkaq, një herë kam paguar nga paratë e mia 2800 dollarë, ato mi ka borxh shteti, por s’i kam dërguar asnjëherë faturat. Për pije alkoolike e meze s’ka shanse ta kem përdorur kartelën time të shtetit”, deklaroi Haradinaj. Kujtojmë se Qeverisja Haradinaj u shqua nga analistët dhe OJQ-të për skandalet dhe keqpërdorimet e shumta gjatë mandatit gati 2 vjeçar.

 

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT