10.8 C
Mitrovice
E premte, 27 Shkurt, 2026

Refuzimi i gazpërçuesit amerikan: ‘Ka me na kushtuar shumë si shtet, është interes madhor ta kemi Amerikën këtu’

Profesori universitar si dhe njohësi i çështjeve politike, Blerim Latifi e ka cilësuar si një ndër gabimet më të mëdha dhe ndoshta me e madhja e Qeverisë Kurti.

Latifi e ka konsideruar si gabimin më të madh të kësaj qeverie refuzimin e gazpërçuesit amerikan.

Tutje ka thënë se ky veprim i qeverisë Kurti do t’i kushtojë shumë Kosovës si shtet.

“Është interes madhor që ta kemi Amerikën këtu , mendoj që ka me na kushtuar shumë edhe neve si shtet. Ndoshta gabimi më i madh i kësaj qeverie”, tha Latifi në Pressing.



“Jemi një shtet i pa kryer i papërfunduar, që po kemi problem me u anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, ata që i kemi shtete aleatë për ditë e më pak janë duke folur për ne, një vendim që nuk do duhej të ndodhtë asesi, argumente janë të pa kuptueshëm”, tha tutje Latifi./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT