10.8 C
Mitrovice
E premte, 27 Shkurt, 2026

Von Cramon përshëndet vendimin e Qeverisë për tubacionin e gazit

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës e cila sot bëri të ditur se ka refuzuar tubacionin e gazit.

Von Cramon ka thënë se ky është një vendim në ruajtje të mjedisit dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane.



“Vendim shume i mirë. Faleminderit për vendimin më miqësor ndaj mjedisit, i cili është më i mirë për klimën tonë, për qytetarët tuaj dhe në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane”, ka shkruar raportuesja në Twitter.

Qeveria tha sot se vendimi për të mos vazhduar tutje me këtë projekt erdhi pasi u kërkuan informata shtesë nga MCC-ja, por që MCC-ja u tha se i ka afatet strikte kohore, prandaj edhe erdhi deri mosvazhdimi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT