11.9 C
Mitrovice
E diel, 29 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Ja sa milionë euro do t’i fitoj Maqedonia, nëse e mposht Kosovën në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Maqedonisë Veriore do ta kërkojnë kualifikimin për në Kampioniatin Europian përmes Ligës së Kombeve, transmeton Gazeta Metro. Në mars të vitit 2020, Kosova do të jetë mysafire e Maqedonisë Veriore në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve. Fituesi nga kjo ndeshje do të takohet në finale me fituesin nga ndeshja tjetër gjysmëfinale mes Gjeorgjisë dhe Bjellorusisë. Dhe, fituesi i finales do të sigurojë kualifikimin për në ‘Euro 2020’.

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, Muhamed Sejdini, ka thënë se në rast se Përfaqësuesja e tyre arrin kualifikim në ‘Euro 2020’, futbollistëve do t’iu ndahet një premi prej më shumë se 3 milionë euro. Për kualifikim në Europian, Maqedonia Veriore së pari duhet ta mposht Kosovën. “Në rast të plasmanit në Euro 2020, reprezentuesit do t’u ndajë premio më shumë se 3 milionë euro nga FFM. Saktësisht 30% prej mjeteve që FFM do t’i fitojë nëse plasohemi, do të shkojnë për anëtarët e reprezentacionit tonë më të mirë”, ka thënë Sejdini./gazetametro.net

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT