Ish ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Serbia këtë pasdite ka përdorur rrugë ilegale në pyjet në kufi për t’iu afruar territorit të Kosovës.
Serbia ka vazhduar provokimet edhe gjatë ditës së sotme, pas fluturakeve dhe helikopterëve serbë në afërsi të kufirit në Jarinje.
Petrit Selimi, tha se automjetet e blinduara serbe mitralozë të rëndë përdorin rrugët ilegale për t’u afruar në drejtim të Kosovës.
”Automjetet e blinduara serbe me mitralozë të rëndë po përdorin rrugë ilegale në pyjet në kufi me Kosovën për t’iu afruar territorit të Kosovës këtë pasdite”, shkruan ai.



