Shoqata “Jetmiat e Ballkanit” e Halil Kastratit ka bërë shumë familje shqiptare me shtëpi dhe banesa, shkruan GazetaBlic.
Ditën e sotme humanisti shqiptar ka bërë të ditur se do të gëzojë plot 128 familje me rastin e festës së 28 Nëntorit. “28 Nëntor 🇦🇱 ju presim në Prizren në sallën e sportit “ Sezai Surroi” në gëzimin e 128 familjeve prej orës 13:00 ❤️”, ka shkruar Halil Kastrati në Instagram. Gjatë dhurimit të këtyre shtëpive, Kastrati do të shoqërohet nga reperi Gold Ag, i cili shpeshherë bëhet pjesë e organizimeve të tilla./GazetaBlic