Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell ka bërë thirrje që menjëherë të tërhiqen Njësitë Speciale dhe të hiqen barrikadat në rrugë afër pikave kufiare 1 dhe 31 në veri të Kosovës.
Borrell e ka quajtur të papranueshëm çdo provokim të mëtejshëm të situatës ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara.
“Unë vazhdoj të ndjek nga afër situatën në veri të Kosovës. Serbia dhe Kosova duhet të de-përshkallëzojnë pa kushte situatën në terren, duke tërhequr menjëherë njësitë speciale të policisë dhe duke çmontuar pengesat në rrugë. Çdo provokim i mëtejshëm ose veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara janë të papranueshme”, thuhet në reagim



