Nënsekretarja e Shtetit për Çështje Politike e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Victoria Nuland ka taktuar kryeministren serbe, Ana Bernabic ku kanë diskutuar edhe për çështjet Kosovë – Serbi.
Kështu ka njoftuar Nuland nëpërmjet një postimi në Twitter ku ka thënë se ka zhvilluar një takim të mirë me kryeministren serbe.
Ajo thotë të kenë diskutuar edhe për qëllimet dhe përgjegjësitë e Serbisë për anëtarësim në BE, integrim ekonomik, klimë dhe energji.
Por gjithashtu, Nuland thotë të kenë folur edhe për rëndësinë e rienergjizimit të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.
“Takim i mirë me kryeministren serbe Bernabic në #UNGA76 për të diskutuar qëllimet dhe përgjegjësitë e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, integrim ekonomik, klimën, energjinë dhe rëndësinë e rienergjizimit të dialogut Kosovë – Serbi.”, shkruan Nuland.
Great meeting with @SerbianPM Brnabic at #UNGA76 to discuss Serbia’s EU accession goals and responsibilities, economic integration, climate and energy, and the importance of reenergizing the Serbia-Kosovo dialogue. pic.twitter.com/UXWTSD7hCp
— Under Secretary Victoria Nuland (@UnderSecStateP) September 24, 2021




