Një burrë në Romani është lënduar rëndë pasi gjatë dasmës së tij shokët nuk arritën ta prisnin në momentin që e kishin hedhur në ajër.
Ky veprim, që bëhet pothuajse në shumicën e dasmave, ishte kapur nga shumë kamera dhe tashmë po qarkullon në rrjete sociale.
Në pamjet e publikuara shihet se derisa nusja vallëzonte, nuk kanë shkuar shumë sekonda kur dhëndri lëndohet rëndë.
Burri po trajtohet në spital dhe si pasojë e lëndimit nuk po mund t’i lëvizë këmbët.




