Ndonëse 52-vjeçare, por Violetë Kukaj po tregon një kujdes të madh për fizikun e saj, derisa shpesh e shohim me grupe të sportistëve duke bërë aktivitete të ndryshme fizike.
Këngëtarja e cila ka vite që është pjesë e estradës shqiptare, së fundmi ka treguar linjat e përsosura edhe në veshje sportive.
Violetë Kukaj ka publikuar dy fotografi në llogarinë e saj në Instagram, derisa shfaqet e tëra veshur me të bardha, dhe e rregulluar deri në detaj.




