7.8 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Hamza në veri bashkon kandidatët për Mitrovicë: Interesi nacional më i rëndësishëm se ai partiak

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka mbledhur kandidatët e kësaj komune për t’i lënë anash interesat partiak për ato nacionale, duke thënë se ky interes i nacional është më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm, shkruan Gazeta Metro.

Hamza ka postuar një foto me kundërkandidatët në garën për kryetar të Mitrovicës, ai ka thënë se interesi nacional është më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm se ai partiak.

Ndërsa ka shtuar se qytetarët meritojnë të jetojnë në paqe, me perspektivë më të mirë.

Duhet theksuar se në këtë takim nuk ka marrë pjesë kryetari aktual dhe kandidati nga radhët e VV’së, Agim Bahtirit.

Postimi i plotë:

Një kafe me doktorin Armend Agolli dhe Skënder Sadikun, ku gara partiake pushoi, sepse interesi nacional është më i fuqishëm dhe më i rëndësishëm. Qytetarët tanë meritojnë të jetojnë në paqe, me perspektivë më të mirë.
Mitrovica na bashkon!./gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT