Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, në njëvjetorin e vendosjes së taksës 100% ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, ka thënë se sapo ta marrë drejtimin e qeverisë VV-LDK do t’ia nisë me masa direkte dhe të përgjithshme reciproke me Republikën e Serbisë.
Sa për atë që ka thënë kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj se ‘taksa e ka ndalur ndarjen e Kosovës’, Kurti tha se këtë ndarje e kanë ndalur protestat e popullit, opozita e dikurshme VV-LDK, si dhe disa aleatë ndërkombëtarë.
Por, Kurti nuk ka treguar se a do të bëhet kryeministër në muajin dhjetor apo jo, njofton Klan Kosova.