4.6 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Media serbe: Vuçiq negocioi me Kosovën përmes një ndërmjetësi për ‘reciprocitetin e targave’ sot, nuk u pajtuan

Media serbe Blic ka shkruar se ka pasur negociatë, përmes një ndërmjetësi, mes Kosovës dhe Serbisë për të zgjidhur situatën në kufirin verior të Kosovës. Pretendojnë se u refuzua me arrogancë oferta e presidentit serb Vucic nga kosovarët dhe u pasua me disa propozime të tyre që i përshkruan si ‘poshtëruese’.

Sipas raportit të Blic që pretendon se burimi i tyre anonim nga kabineti i presidentit serb Vucic kishte negociatë dhe oferta e kundër oferta nga të dy palët përmes një ndërmjetësi.

Sipas Blic presidenti serb ka ofruar një zgjidhje kompromisi për krizën e shkaktuar rishtas në veri që ishte refuzuar sipas tyre nga kosovarët.

Më tej shtohet se dikush nga kosovarët ka propozuar diçka që ishte ‘poshtëruese’ sipas burimit të Blic.



“Presidenti Vucic do të shpjegojë përse u detyrua të refuzoj propozimet poshtëruese të cilat shqiptarët, përmes ndërmjetësit, i kanë dërguar Beogradit” shkruan Blic të ketë thënë ky burim për ta.

Me këtë rast sipas burimit të Blic presidenti serb do të duhej t’i drejtohet publikut sot rreth 18:00.

Presidenti Vucic sot takoi të Emisarin e BE’së për dialogun Miroslav Lajcak në Beograd, takim që nisi në orën 14:00 dhe përfundoi pas një ore. Pas takimit presidenti serb Vucic e kishte përshkruar si ‘krizë të rëndë’ situatën në veri të Kosovës/gazetametro.net

TË FUNDIT

TË FUNDIT