0.7 C
Mitrovice
E mërkurë, 25 Shkurt, 2026

Rakiq për situatën në Jarinje: I bëj thirrje Vuçiqit të reagojë

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, është deklaruar rreth prezencës së njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veri dhe vendosjen reciprocitetit ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve, transmeton Gazeta Sinjali.

Ai gjatë protestës së qytetareve serb në atë pjesë të vendit ka thënë protesta e tyre është reagim i qytetarëve të shqetësuar për të ardhmen e tyre.

“Ky nuk është një aksion, ky është një reagim i njerëzve që janë të shqetësuar për të ardhmen e tyre, për fëmijët dhe familjet e tyre” ,tha Rakiq.

Siç deklaroi ai, situata është e njëjtë në Zubin Potok, ku edhe qytetarë u mblodhën dhe po kërkojnë një shpjegim.

“Pse dikush po heq të drejtën për lirinë e lëvizjes dhe shprehjes?” Këto janë vlera evropiane, këtë na mësoi Bashkimi Evropian, dhe i bëj thirrje BE -së të përfshihet dhe të gjejë një zgjidhje”, shtoi ai.

“Ne gjithashtu informuam të Dërguarin Special Miroslav Lajçak dhe kërkuam ndihmën e BE-së. Dhe unë i bëj thirrje Presidentit Vuçiq të reagojë”, tha ai, raporton Kosovo Online.
/Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT