Cezary Michalczuk, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë , dje ka paraqitur pretendimet që e bëjnë Sali Mustafën përgjegjës për krimet e pretenduara të kryera në Zllash gjatë vitit 1999, ku sipas këtij pretendimi viktima kanë qenë shqiptarë, zyrtarë të Lidhjes Demokratike.
Pas paraqitjes së këtyre pretendimeve ka reaguar djali I aktivistit të vrarë të LDK-së, SMjal Hajdaraj, Shpëtimi.
Ai ka falënderuar SHBA-në që sipas tij është gjithmonë në anën e viktimave.
“Gjithmonë në anën viktimave. Faleminderit US! Tek e fundit: Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë e saj si viktimë.”, ka shkruar ai në Facebook.



