Përderisa mund të ketë kandidatë për asamble komunale të cilët motivohen nga idealet për të kontribuar në ndryshime pozitive për qytetin, rrallë mund të gjejmë kandidatë që idealet i kanë të shoqëruara me intelekt si ai i kandidates për asamble komunale të Mitrovicës, Igballe Islami, shkruan Mitrovica SOT.
E kjo tërhoqi vëmendjen edhe shkolla ku ajo po kryente shkollën e mesme, ku nga klasa e 11-të iu dha mundësia të kalojë drejt e në fakultet.
E kjo, në mënyrë krejt të kuptueshme, nuk la pa tërhequr vëmendjen edhe të gazetës, e cila një artikull për të e fillon me titullin që vë në pah arritjen shumë të rrallë të rezervuar me kujdes vetëm për nxënësit shumë të veçantë.

Përveç theksimit të kësaj arritjeje të rrallë në mesin e nxënësve, për të s’kanë hezituar të flasin as disa nga mësimdhënësit e shkollës dhe profesorët e fakultetit ku ajo ka mësuar e studiuar.
Një nga ta, Miftar Kurti, tashmë me titull doktorature, ka thënë se ishte kënaqësi t’i jepje mësim Igballe Islamit, duke e përshkruar si e apasionuar pas leximit dhe si shumë e përkushtuar.
“Për mua është kënaqësi dhe nder i veçantë të isha mësimdhënës i një nxënësie si Igballe Islami e aq më tepër kur je edhe kujdestar i klasës. Igballja ka qenë e sjellshme, e diciplinuar, e pasionuar pas leximit, e aftë , e përkushtuar thjesht një shembull se si duhet te jetë një gjimnaziste”, thotë Miftar Kurti
Ndërsa, profesori Bahri Hajredini e përshkruan si nxënëse me inteligjencë të lartë dhe pa dyshim më e talentuara në gjeneratën e saj.
“Ish nxënësja e Gjimnazit Frang Bardhi ka qenë nxënëse me intelegjencë të lartë pamëdyshje më e talentuara në gjeneratën e saj. Si rezultat i aftësive intelektuale ajo u avansua në shkollën e mesme të gjimnazit nga klasa XI ne studime.Mbetet nxënësia më e mirë e gjeneratës së saj”, kishte thënë profesor Hajredini.
Ndërsa, Prof. Ass. Dr. Fëllanzë Pula thotë: “Gjatë semestrit te dytë kam pasur kënaqësinë ta kem studente Igballe Islami. Më ka magjepsur me punën dhe hulumtimet që ka bërë. Për mua do të mbetet studente e dalluar dhe shumë e përkushtuar”
Fjalë të vlerësimit të lartë ka edhe arsimtar Mustaf Kajtazi: “Grua e ndershme, e perkushtuar ndaj familjes dhe shoqerise, jemi me fat qe eshte ne mesin e familjes tone Kajtazi”
Por, suksesi i Igballes nuk i ndal vetëm me kalimin nga klasa 11 e drejt në fakultet: Igballja ka arritur te marrë diplomë te dyfshiftë nga Universiteti ” Lillabelt” në Danimarkë dhe IBCM në Mitrovicë.
Aktualisht vijon vitin e dytë të studimeve Niveli Master drejtimi Marketing dhe Menaxhim Biznesi me noten maksimale.
Sigurisht, ambicia dhe dëshira për arritje më të mëdha e për kontribut për ndryshim pozitiv nuk ka përfunduar me aq. Igballe Islami tani kandidon për asamble komunale me numrin 24 në listë e saj, nga radhët e PDK, duke vendosur që energjinë e saj, intelektin e të menduarit qartë ta vë në shërbim të ndryshimeve pozitive për qytetarët e qytetit të Mitrovicës.




