Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit 23 persona kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19, kurse janë shënuar edhe 424 raste të reja, shkruan Gazeta Sinjali.
Nga 424 raste, 91 janë shënuar në komunën e Prishtinës në 24 orët e fundit. Kurse raste aktive në këtë komunë janë 3 mijë e 965.
Pas Prishtinës, vjen komuna e Ferizajt me 37 raste pozitive të konfirmuara në një ditë. Kurse numri i rasteve aktive në këtë komunë është 1 mijë e 279 raste.
Komuna e tretë me numrin e lartë të të infektuarve brenda një dite është ajo e Pejës, ku janë shënuar 34 raste të reja. Kurse numri i rasteve aktive është 942. /Gazeta Sinjali/



