6.9 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Humb jetën nga pasojat e virusit, veterani i UÇK’së

Ka humbur jetën në moshën 62-vjeçare, veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Javori nga Llazica e Malishevës.

Lajmin e ka konfirmuar për Periskopin një bashkëfshatar i të ndjerit.

Ndërkohë, një familjar i ka thënë KOHËS se para rreth 3 javësh Javori ishte infektuar me virusin korona por pas rreth 2 javësh ai kishte rezultuar negativ dhe ishte liruar nga Spitali.

Por sipas familjarit virusi kishte lënë pasoja të rënda tek i ndjeri dhe ai ka ndërruar jetë. Javori ka qenë mësues i klasës së katërt në SHFMU “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në fshatin Llazicë dhe humbja e tij pak ditë para fillimit të vitit shkollor, sipas drejtorit të kësaj shkolle Fadil Javori, i ka prekur thellë nxënësit, dhe personelin shkollor.



“Lajmin e pritëm me trishtim të thellë”, ka thënë drejtori Javori.

Edhe OVL e UÇK-së në Malishevë, ka dhënë lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit Haki Javori duke i shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë veteranëve të UÇK-së.

TË FUNDIT

TË FUNDIT