15.3 C
Mitrovice
E diel, 29 Shtator, 2024
spot_imgspot_img

Kush është Lorent Tolaj, sulmuesi shqiptar që shënoi tetë gola ndaj Gjilbratarit

Kombëtarja e Zvicrës u19 ka mposhtur Gjilbratarin u19 me rezulatin e thellë 1-16, duke regjistruar kështu fitoren më të thellë si mysafire në histori të kombëtares, raporton GazetaBlic.

Fakti interesant është që 11 gola në këtë takim për kombëtaren e Zvicrës janë realizuar nga futbollistët me prejardhje shqiptare, përcjell GazetaBlic.

Lorent Tolaj realizoi tetë gola në këtë duel, kurse Orgen Bunjaku realizoi hat-trick.

Tolaj ka lindur me 23 tetor të vitit 2001 në Aingle të Zvicrës. Ai cilësohet si një nga sulmuesit më të mirë në Zvicër në pozicionin e tij.

18 vjeçari aktivizohet tek kombëtarje  Zvicrës u19 dhe luan në Premier League tek skuadra e Brighton u18.

Ai ka zhvilluar 7 ndeshje me Brightonin në këtë edicion, ku ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime në 480 minutat e luajtura.

Në kualifikimet e UEFA EURO U19 Championship ai ka shënuar nëntë gola në tri sfida. /GazetaBlic/

TË FUNDIT

spot_img
spot_img

TË FUNDIT