10.2 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Ish kandidati për kryetar dhe kandidati për kryetar i PDK-së e vranë njëri tjetrin

Peja përsëri është tron kësaj radhe nga një vrasje e dyfishtë. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se kandidati për kryetar të Pejës nga PDK, Astrit Ademaj dhe ish-kandidati nga po kjo parti për kryetar të Deçanit, Blerand Kadriaj kanë mbetur të vrarë në orët e pasdites.

Ngjarja ka ndodhur afër shkollës Ekonomike “Ali Hadri” në Pejë. Burime të Indeksonline zbulojnë prapaskenat e rastit.



Dy viktimat dyshohet se kanë qenë në një lokal dhe për një moment kanë sulmuar njëri-tjetrin. Dyshohet se Ademaj e Kadriaj kanë shkrepur me armë ndaj njëri-tjetrit me ç’rast kanë mbetur të vrarë.

I plagosur nga shkrepja e armëve ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt, Avniu.

TË FUNDIT

TË FUNDIT