Një tifozit anglez i kishte humbur kuleta e tij në Prishtinë. Mirëpo Simon Bruce nuk është ndarë i dëshpëruar. Atij krahas kënaqësisë që përjetoi në vendin tonë, iu kthye edhe kuleta nga një person që kishte gjetur. Në kuletë ishin 500 euro dhe kartelat e ndryshme bankare. “Më kishte rënë kuleta në njërën nga rrugët kryesore të Prishtinës. Personi që e kishte gjetur hyri në lokal dhe ma kthey. Nuk kishte marrë asgjë. Me të vërtetë, Kosova është vend i madh”, shkroi Bruce në llogarinë e tij në Twitter.