Mbi gjysma e serbëve të Kosovës besojnë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është i parealizueshëm.
Kështu u bë e ditur në publikimin e gjetjeve të një hulumtimi të realizuar nga organizata joqeveritare AKTIV, në Mitrovicë. Aty u tha se 51% të serbëve të Kosovëa mendojnë se asociacioni është ide e ikur, përderisa 55% prej tyre nuk e shohin veten që do të mbesin në Kosovë në pesë vjetët e ardhshme. Shumica e të anketuerve, 92% prej tyre, mendojnë se trendet e zhvillimeve shkojnë në drejtim që nuk është shpresdhënës për ta. Gjetjet e këtij hulumtimi gjithashtu tregojnë se mbi 85% e serbëve të Kosovës janë të pajisur me dokumente të Republikës së Kosovës. Anketa e Përgjithashme u realizua nga organizata AKTIV me serbët në tërë territorin e Kosovës.