Sekretari Amerikan i Shtetit, ka telefonuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ku kanë folur rreth çështjes së strehimit të shtetasve afganë nga shteti i Kosovës.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me Sekretari Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ndërsa ka theksuar se Kosova ka marrë vlerësimin nga presidentin amerikan, Joe Biden për gatishmërinë dhe bashkëpunimin e treguar.
“Kënaqësi për të folur me sek. @ABlinken sot. Vlerësimi për mbështetjen dhe bashkëpunimin tonë. Kosova është e nderuar të ofrojë një mjedis të sigurt për qytetarët afganë gjatë tranzicionit të tyre. Aleanca jonë me SHBA është e palëkundur dhe miqësia jonë po bëhet më e fortë”, ka shkruar Kurti në Twitter.



