Në 24 orët e fundit janë shënuar 28 raste të reja të vdekjes teksa trendi alarmant i numrit të madh të rasteve të vdekjes po vazhdon, shkruan Mitrovica SOT.
Në raportin e përditshëm mbi rastet e reja, MSH njofton se poashtu në 24 orët e fundit 489 persona kanë rezultuar pozitiv me virusin dhe janë shënuar 28 raste të vdekjes.
“Nga 6.310 testime, 489 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 28 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH.
Janë shëruar 859 persona kurse numri total i rasteve aktive është 25.290.



