1.1 C
Mitrovice
E hënë, 23 Shkurt, 2026

Mot me diell e temperatura deri në 25 gradë/ Parashikimi i motit për pesë ditë

Prishtina Weather ka njoftuar se java e dytë e shtatorit do të jetë me mot më të qëndrueshëm, me diell e vranësira, transmeton Gazeta Sinjali.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në përgjithësi në vlera të pranueshme dhe të mira. Vetëm orëve të pasdites, nën kushte të motit të kthjellët, vende-vende mund të ketë rritje të ozonit sipërfaqësor që shtynë indeksin të kalojë në vlera mesatare.

6.09 – Kryesisht me diell. Pasdite do të ketë edhe zhvillime të vranësirave të pakta lokale.

7.09 – Kryesisht me diell.

8.09 – Vranësira dhe intervale me diell. Paradite vende-vende mundësi të pakta për riga lokale shiu.

9.09 – Kryesisht me vranësira, e pasdite edhe me intervale me diell.

10.09 – Pjesërisht vranët.

Temperaturat minimale luhaten nga 8C deri 11C, e ato maksimale nga 23C deri 25C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatarja nga verilindja 3-10m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale. /Gazeta Sinjali/

TË FUNDIT

TË FUNDIT