MSH ka publikuar raportin e përditshëm mbi rastet e reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 890 raste të reja me koronavirus dhe 24 raste të reja të vdekjes.
“Nga 10.614 testime, 890 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 24 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e MSH.
Poashtu, janë shëruar 1712 persona kurse numri total i rasteve aktive është 26.688.



