3.7 C
Mitrovice
E diel, 22 Shkurt, 2026

Vazhdon numri i lartë i të vdekurve, publikohet raporti 24 orësh

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se që nga dje janë regjistruar 21 raste të vdekjes dhe 1 mijë e 278 raste të reja me COVID-19.

Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 10 mijë mostrave.

“Nga 10.609 testime, 1.278 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 21 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 1.248 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 122.140. Në total numri i rasteve aktive është 26.534”, thuhet në njoftimin e MSH’së.



Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit ka arritur në 1 mijë e 248, derisa janë vaksinuar mbi 20 mijë qytetarë.

TË FUNDIT

TË FUNDIT