MSH ka publikuar raportin e përditshëm mbi rastet e reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
MSH ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 1894 raste të reja të infektimit, ku 57 prej tyre vijnë nga Mitrovica.
Janë shënuar 22 raste të vdekjes, prej tyre 2 në Mitrovicë, kurse janë shëruar 1354 persona.
Numri total i rasteve aktive është 27.404



