Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati është deklaruar lidhur me ndarjen e mbi 40 milionë eurove që u bënë sot nga Qeveria e Kosovës.
Murati tha se në mbledhjen e sotme të Qeverisë u ndanë mbi 40 milionë euro në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.
Postimi i plotë:
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë kemi ndarë mbi 40 milionë euro në kuadër të masave nga Pako e Ringjalljes Ekonomike.
Poashtu, u miratua edhe nisja e negociatave per Projektin e Reformimit të Sistemit të Ndihmës Sociale, që pritet të financohet nga Banka Botërore me 47 milionë euro.
Themeluam edhe ekipin për Kartonin e Gjelbër. E shumë vendime tjera në të mirë të qytetarëve.
Në ditët në vjim do të bëjmë edhe operacionalizimin e këtyre masave, dhe do të njoftojmë qytetarët se si mund të përfitojnë





