35 C
Mitrovice
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Publikohen pamje të reja nga momenti kur Policia e arreston Dardan Krivaqën

Dardan Krivaqa është arrestuar sot në Ferizaj si i dyshuari kryesor për vr e 18 vjeçares M.O.

Ai është arrestuar falë bashkëpunimit ndërmjet të Policisë së Kosovës dhe qytetarëve, shkruan Reporteri.net.

Janë publikuar edhe video nga momenti kur ai është arrestuar nga policët e Kosovës të veshur në rroba civile.



Pas arrestimit të tij Policia përmes një njoftimi ka konfirmuar se i njëjti është mbrojtur në heshtje në prani të avokatit mbrojtës.

“I dyshuari kryesorë i cili ishte në kërkim policor me inicialet D.K (M/K) i moshës 29 vjeçar, sot pas një pune intenzive nga të gjitha njësitet e policisë rajonale, i njëjti rreth orës 12:05 në një fshat të Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në polici. I dyshuari është mbrojtur në heshtje në prani edhe të avokatit mbrojtës sipas detyrës zyrtare , ndërkaq me vendim të Prokurorit të rastit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj , i dyshuari D.K është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftim.

VIDEO

TË FUNDIT

TË FUNDIT