Zëdhënësja e PSD’së Natyra Kuçi, i ka reaguar analistit Xhevdet Pozhari pas një statusi të tij rreth vrasjes së 18 vjeçares në Ferizaj, ku tha se “vajzave duhet rikujtuar sa më shpesh se nuk është me rëndësi vetura Audi A8, por gomari që e nget atë”.
Kuçi i reagoi Pozharit duke i thënë se në mendjen e burrave misogjen, edhe kur është faji i burrit atë e gjejnë te gruaja.
‘’ Sepse nuk kanë sesi ta dënojnë aktin e dhunës pa imponuar një storje morali të rrejshme e te bajatshme, dhe të tmerrshme e paragjykuese. Sepse në mendjen e burrave misogjen, edhe kur faji është i burrit, diku diku e gjejnë fajin tek gruaja’’, shkroi Kuçi.
Ajo shtoi se kjo gjuhe e tmerrshme duhet të ndalohet dhe Pozharit t’I pamundësohet helmimi i opinionit public me misogjeninë e tyre.
Postimi i plotë:
”Nga vrasja në misogjini. Akti brutal i një burri duke u arsyetuar me fajësim të dyanshëm nga një burrë tjetër.
Sepse nuk kanë sesi ta dënojnë aktin e dhunës pa imponuar një storje morali të rrejshme e te bajatshme, dhe të tmerrshme e paragjykuese. Sepse në mendjen e burrave misogjen, edhe kur faji është i burrit, diku diku e gjejnë fajin tek gruaja.
Kjo gjuhë e tmerrshme duhet të ndalohen e Pozhari e soji i tij t’ju pamundësohet helmimi i opinionit publik me misogjininë e tyre.”



