18.8 C
Mitrovice
E hënë, 29 Qershor, 2026
spot_img
spot_img

Lëshohet gazlotsjellës në koncertin e Bregoviqit

Në koncertin e këngëtarit serb, Goran Bregoviq, e cila po mbahet në Festën e Birrës në Korçë, është lëshuar gazlotsjellës.

Gazeta Express ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se gazlotsjellësi është lëshuar në mes të turmës.

Qytetarët janë parë duke u larguar nga vendi, ku kanë ndërhyrë edhe forcat e policisë.



Bregoviqi është duke mbajtur koncert në ditën e fundit të Festës së Birrës, hyrja për të cilën për këtë ditë ka kushtuar 8 euro

Forcat e policisë janë parë duke rrethuar tërë perimetrin ku po përformon ai para se të fillojë festivali. /Gazeta Express/

TË FUNDIT

TË FUNDIT