3.9 C
Mitrovice
E premte, 20 Shkurt, 2026

Çun Lajçi drejtuar Gold AG për foton e fundit: Zoti nuk don reklamë të rreme

Aktori i njohur Çun Lajçi ka kritikuar reperin shqiptar për postimin e fundit në rrjete sociale.

Çun Lajçi përmes një shkrimi në Facebook sot ka kritikuar njerëzit të cilët bëjnë postime në rrjete sociale vetëm sa për t’u shfaqur më të pëlqyeshëm për publikun.

Pas një fotoje të publikuar nga Gold AG ku shfaqet në rrugë afër veturës duke falur namazin, duket se Çun Lajçi nuk mundi të mos reagonte duke shprehur mendimin e tij me ironi.



Ai u shpreh se postimi i Gold AG ishte një reklamë e rreme dhe se nuk duket të bëjë gjëra për të ndarë me të gjithë në rrjete sociale por çfarë ia do zemra.

Postimi i plotë i Lajçit (pa ndërhyrje):

“Faluni për vete jo për fotografi

Edhe unë i thash djalit; ndalu buzë Rrugës se Kombit, se du me shkru diçka.



Shkruej n’veturë m’tha!

Jo i thash. Du me shkru e ti me m’fotografu. Le ta shohin njerëzia se sa i ditun jam!

A din pse?

Sepse kështu po bajnë do djem t’ri. Po e parkojnë kerrin n’autostradë. Po e shtrojnë sexhadën e po u thonë shokëve: Fotografom kur t’falna, se du me m’pa njerëzia sa besimtar i devotshem jam!

Unë shkruej se ma thotë zemra, por edhe ata duhet t’lutën për shpirtin e tyne, por jo për fotografi, se Zoti s’don reklamë t’rreme!”./Lajmi.net/

TË FUNDIT

TË FUNDIT