Vlerësimet nga individë të ndryshëm mund të jenë të ndryshme, por të dhënat statistikore mbi procesin e vaksinimit në Kosovë flasin një gjë, shkruan Mitrovica SOT.
Sipas Our World in Data, një ndër faqet më kredibile e më të citueshme që mat progresin në nivel global në shumë aspekte, Kosova është lidere në rajon e madje edhe para shumë vendeve evropiane në procesin e vaksinimit.


Siç tregon qartë grafikoni, në nivel rajoni Kosova është përpara Maqedonisë së Veriut, Bosne dhe Hercegovinës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ndërsa, përtej rajonit Kosova gjendet më mirë edhe se Spanja, Franca e disa vende të tjera të zhvilluara.



