7.7 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Të gjitha masat e reja që do t’i prezantohen qeverisë

Pas rritjes së rasteve pozitive , Ministria e Shëndetësisë ka shtrënguar masat për luftimin e kësaj sëmundjeje.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka njoftuar gjatë konferencës për medie se do të shtohen ekipet punuese, por edhe punonjësit e tjerë shëndetësor nëpër sektorë të ndryshëm.



Kryetarët e Komunave kanë mbajtur një takim virtual me Ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë Arben Vitia dhe Ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë pas rritjes së rasteve të reja të infektimeve.

Më poshtë ju sjellim njoftimin e plotë dhe masat që do të mirren:

Ministri i Shëndetësisë z.Vitia në fjalën hyrëse informoi Kryetarët e Komunave lidhur me situatën e tashme pas rritjes së rasteve të infektimeve.

Ndërkohë në kemi rritur numri e vaksionimit dhe falenderoi Kryetarët e Komunave që kanë senzibilizuar qytetarët për t’u vaksionuar ku dje kemi arritë në 22.000 vaksinime brenda ditës.

Rezultatet e sotme janë shqetësuese edhe me faktin se kemi trefishim të rasteve të hospitalizimit.
Ne propozojmë para Juve si Kryetarë të Komunave disa masa shtesë në betejën kundër rritjes së numrit të infektimeve.



– Klubet e natës nga 20 gusht mbyllen komplet,

– Dasmat (për shkak prenotimeve) do të lejohen edhe një kohë, por me vetëm deri në 150 persona dhe jo më vonë se ora 22:30. Cdo dasmorë do të lejohet në dasëm me certifikatë ose testet PCR ose seriologjike.

– Gastronomia do të lejohet të punoj deri në ora 22.30 me masat e mëhershme, me 50% të kapacitetit në hapësirat e brendshme dhe 70% të kapaciteteve në hapësirat e jashtme.
Në anën tjetër do të ketë shtim të stafit shëndetësor por edhe me pjesën e inspektoratëve në komuna dhe nivelin qendror e që kjo pritet të miratohet në takimin e nesërm të Qeverisë së Kosovës.

Në respektim të masave do të duhet të shtohen rastet e inspektimeve nga niveli qendror dhe në bashkëpunim me inspektorët komunalë që të jenë edhe në një fushatë ndërgjegjësimi sidomos në gastronomi që të zvogëlojmë shkallën e infektimeve.

Në anën tjetër Kryetarët e Komunave shprehën gatishmërinë edhe për angazhime shtesë në betejën kundër pandemisë. Mirëpo ata kërkuan nga Ministri Vitia shtimin e vaksinimit, për shkak të situatës emergjente të punohet në këtë proces edhe ditëve të vikendit, të lejohen komunat për staf shtesë në këtë situatë emergjente me pandeminë, të ofrohen shujta për stafin e angazhuar.

Ministri Vitia tha në fund se tash do të punohet edhe të shtuneve ndërsa sa i përket barnave esenciale kemi marrë gjitha masat por janë 200 aktivitete të prokurimit dhe nuk mund të përshpejtojmë për shkak procedurave.

TË FUNDIT

TË FUNDIT