Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka kritikuar qeverinë pse nuk ka dalë ende me një qëndrim lidhur me pranimin e refugjatëve afganë në Kosovë.
Presidentja Vjosa Osmani më herët, me anë të një postimi të gjatë në profilin e saj në Facebook ka folur për kërkesën e ShBA-së për strehimin e përkohshëm të afganëve, duke theksuar se për këtë çështje ishte kontaktuar në korrik nga ambasadori Kossnet. Të cilit thotë se menjëherë, pa asnjë hezitim ia ka dhënë pëlqimin, për siç e quan – operacion humanitar.
Maliqi ka vlerësuar qëndrimin e Osmanit, ndërkohë që ka thënë se mungesa e deklarimeve nga ana e qeverisë për këtë çështje është e panevojshme dhe se duhet të pranohen aq refugjatë sa kemi mundësi.
“Shumë i mirë qëndrimi i Presidentes, por pse nuk ka akoma qëndrim zyrtar qeveria për punën e afganëve, meqë negociatat paskan filluar në korrik. Qeveria është ajo që duhet ta miratojë & zbatojë procesin. Çka ka këtu me u mendu kaq gjatë? I pranojmë aq sa të kemi takat”, ka shkruar Maliqi në rrjetin social Twitter.



