Mërgimtarët që kaluan pushimet verore në Kosovë, po vazhdojnë të kthehen drejt vendeve ku veprojnë.
Edhe mëngjesin e së dieles është vërejtur fluks shumë i madh i mërgimtarëve që po kthehen nëpër pikat kufitare nga Kosova për në vendet e tjera.
Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardh, ku po pritet deri në dy orë për të kaluar kufirin.
Ndërsa, edhe pika kufitare e Jarinjës po ashtu ka kolona deri në 700 metër, dhe pritjet po arrijnë deri në dy orë.
Fluks i qytetarëve vërehet edhe në pikën kufitare me Shqipërinë, pritjet janë rreth 35 minuta për ta kaluar kufirin dhe kolona arrin deri në 200 metra.




