0.9 C
Mitrovice
E enjte, 19 Shkurt, 2026

Shkon për të marrë vaksinën, punëtori shëndetësor kosovar përdorë të dhënat personale e i shkruan: Mu doke çikë e mirë

Procesi i vaksinimin në mbarë vendin po shkon sic duhet, e në raste si pasojë e shtimit të interesimit po ka edhe pritje të gjata.

E nga të tilla pritje, e nga ky proces, qytetarët nuk po marrin vetëm vaksina.

Kjo pasi që një vajzë në Prizren, QVC Salla sportive ‘Sezair Surroi’ menjëherë me të kryer procesin e vaksinimit ka marrë një mesazh në telefonin e saj.



Një punonjës shëndetësor sic bëjnë të ditur lexuesit për IndeksOnline, ka keqëpërdorur të dhënat personale, duke I shkruar asaj se gjoja i kishte lënë përshtypje të mirë.

Të irrituar me këtë rast, familjarët kanë kërkuar që të merren masa ndaj të njëjtit, nga organet kompetente, për keqpërdorim të të dhënave personale.

TË FUNDIT

TË FUNDIT