Në Mitrovicë po vazhdon përhapja rapide e rasteve të reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Rezultatet e testeve për secilën komunë të prekur tregojnë për 59 raste të reja në Mitrovicë.
Ndryshe, në nivel vendi në 24 orët e fundit janë shënuar 1128 raste të reja, duke ngritur numrin total të rasteve aktive në 5493.



