2 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Policia e Kosovës: Një qytetar dorëzoi të hollat e gjetura, pronari të paraqitet në stacion për t’i marrë ato

Një qytetar nga Prizreni, Vullnet Nurkollari, ka gjetur një shumë të caktuar të hollave, në Rrugën “Xhevat Berisha” ne Prizren .

Ai, menjëherë e ka njoftuar policinë dhe të hollat e gjetura i ka dorëzuar në stacionin policor të Prizrenit.

Kjo shumë e të hollave, deri më tani nuk dihet se kujt i takojnë ( i kanë humbur).

Lusim , pronarin e vërtetë të këtyre të hollave, të paraqitet në stacionin policor në Prizren, dhe të vërtetohet pronësia për t’ia dorëzuar ato .

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin Vullnet Nurkollarin, për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura, në stacionin e policisë .

TË FUNDIT

TË FUNDIT