Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për rezultatet e reja mbi rastet e reja me koronavirus, shkruan Mitrovica SOT.
Nga 1006 raste në nivel vendi, 30 prej tyre janë nga Mitrovica, teksa trendi drejt rritjes së rasteve të reja në qytet po vazhdon.
Ndryshe, numri total i rasteve aktive në nivel vendi ka shkuar në 4414.
Kujtojmë se rritja rapide e madhe e rasteve të reja vjen pas paraqitjes së variantit Delta të koronavirusit, për të cilin shkencëtarët kanë lajmëruar se është shumë më i infektiv se varianti origjinal i virusit, përhapja e të cilit në vendin tonë mund të jetë ndihmuar nga llojet e ndryshme të tubimeve që njihen si supershpërndarëse.



