3.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Gashi përfshihet në debatin për Bregoviqin: Ne organizojmë akademi përkujtimore për Enver Hoxhën

Publicisti Shkëlzen Gashi me një postim të shkurtër është përfshirë në debatin lidhur me pjesëmarrjen e këngëtarit Goran Bregoviq në Festën e Birrës në Korçë.

Gashi ka shkruar se shqiptarët e Kosovës po lëndohen nga organizimi i koncertit ku do të performojë Goran Bregoviqi. Por ai ka kujtuar se qytetarët e Shqipërisë lëndohen më shumë kur në Kosovë organizohen akademi përkujtimore për diktatorin Enver Hoxha.



“Ata po na lëndojnë kur po organizojnë koncert me goran bregović-in, ama mos harroni se na i lëndojmë edhe më shumë ata, kur organizojmë akademi përkujtimore për enver hoxhën”, ka shkruar Gashi.

TË FUNDIT

TË FUNDIT