3.5 C
Mitrovice
E mërkurë, 18 Shkurt, 2026

Kërcënohet gazetari Bujar Vitija

Gazetari i portalit “shneta.com”, Bujar Vitija e ka njoftuar AGK-në se është kërcënuar nga një person që supozohet se është babai i anesteziologut, Kemajl Gashi për të cilin portali ka raportuar se është dënuar nga Inspektorati shëndetësor për shkak të lënies së vendit të punës në kohën e kujdestarisë në QKUK.

“Paske shkru diqka. Veten ski me njoft. Shum shpejt kemi mu taku”, i ka shkruar gazetarit Vitija, mes tjerash ky person. AGK-ja e vlerëson kërcënimin të rëndë dhe që rrezikon sigurinë e gazetarit.



AGK-ja kërkon nga Policia ta trajtojë me seriozitet këtë rast, pas paraqitjes nga ana e gazetarit.

TË FUNDIT

TË FUNDIT